E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza greke prek edhe Gjirokastrën

Nga Express më 19 qershor 2011 në ora 16:00

Bizneset e qarkut të Gjirokastrës po përballen me vështirësi ekonomike.

Shkak për këtë është ndikimi i vendit fqinj, Greqisë, që vijon të përballet me një krizë të thellë ekonomike.

Kreu i dhomës së tregtisë në Gjirokastër, Mustafa Devolli ka deklaruar 24 se zhvillimi i bizneseve në këtë qark është vështirësuar në mënyrë të ndjeshme, për faktin se shumë prej tyre operojnë me shtetin grek, duke nisur nga sektori i ndërtimit, supermarketet, etj.

“Bizneset kanë marrë masa për të mbijetuar në treg”, tha ai.

Sipas tij, veprimtaria e përbashkët import-eksport nuk është në nivelet e mëparshme dhe bizneset vendase janë të detyruar të veprojnë me çmime më të ulëta, për të mos humbur pozicionin e tyre në treg.

Edhe pse sipas Devollit fuqia punëtore në biznese nuk është ulur, në shumë prej firmave po operohet me periudha sezonale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›