Obama: Masa konkrete ndaj Iranit. Ukraina do të asgjesojë stokun e uraniumit brenda 2012

Presidenti amerikan Obama bën thirrje për marrje të masave konkrete për të luftuar terrorizmin bërthamor. Në hapje të samitit për sigurinë bërthamore që filloi punimet në Washington Obama foli për një botë më të sigurtë. Në mbështetje të këtij qëllimi Ukraina njoftoi se do të asgjesojë stokun e saj të uraniumit të pasuruar brenda 2012. Ajo do të ndihmohet në këtë nismë nga SHBA e cila do të japë ndihmën tëknike dhe ekonomike të nevojshme.
Një objektiv për t’u arritur në samitin e Washingtonit është nënshkrimi i një marrëveshjeje amerikano- ruse për eleminimin e rezervave të plutonit. SHBA dhe Rusia zotërojnë secila nga 34 tonelata plutoni, ndërkohë që stoku botëror i kësaj lënde kimike vlerësohet të jetë 500 tonelatë.
Marrëveshja SHBA-Kinë
Një tjetër sfidë e samitit është edhe arritja e një marrëveshjeje Washtington-Pekin për vënien në jetë të sanksioneve kundër Iranit. “Të dyja palët duan të instruktojnë diplomatët e tyre që të përpunojnë propozime për sanksione të cilat do të shtonin presionin ndaj Iranit” njoftoi Jeffrey Bader, këshilltari i presidentit Barack Obama për çështje të sigurisë. Obama më parë ishte takuar me presidentin kinez Hu Jintao. Ky i fundit premtoi mbështetjen e palës kineze në përpilimin e një rezolute të re të Kombeve të Bashkuara për Iranin. Ndërkaq zëdhënësi i delegacionit kinez në Washington, Mao Zhaoxu theksoi se pala kineze shpreson ende që konflikti mund të zgjidhet përmes dialogut dhe negociatave.
Takimi i nivelit të lartë për sigurinë bërthamor filloi dje në Washington. Në këtë samit marrin pjesë përfaqësuesit e lartë të 47 shteteve të ndryshme të botës. Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi që të flitet edhe për sigurimin e materialit të dobët radioaktiv, me të cilin mund të prodhohen të ashtuquajturat bomba të papastra.
< I mëparshmi