Panathinaikos, kampion i Greqisë

Panathinaikos ka fituar titullin e kampionit në Greqi, për herë të parë pas gjashtë vjetëve, duke mposhtur Iraklisin 2-0 të dielën. Ekipi i trajnerit Nikos Nioplias hyri në xhiron e parafundit të Superligës gjashtë pika para rivalit Olympiakos Piraeus dhe u desh t’i shmanget humbjes për të fituar titullin e tyre të 20-të.
Panathinaikos filloi furishëm në Olympic Stadium, kur në minutën e parë sulmuesi francez Djibril Cisse realizoi golin e tij të 29-të këtë sezon. Ylli i ri grek, Sotiris Ninis dyfishoi epërsinë në përfundim të pjesës së parë. “Sot është ditë gëzimi për mua dhe gjithë klubin. Kur keni futbollistë të mirë ëndrrat e juaja mund të realizohen”, tha Nioplias pas ndeshjes.
“Objektivi ynë kryesor ka qenë titulli. Ne duam të fitojmë edhe kupën, por kampionati është ai që jep prestigj dhe mundësi të luajmë në Ligën e Kampionëve”, përfundoi ai. E vetmja çështje që duhet të sqarohet në xhiron e fundit të dielën është se cili ekip do të humb statusin në elitën e futbollit grek së bashku me Panthraikos dhe Giannina. Levadiakos ka vetëm një pikë më pak se Xanthi.