Ukraina: Akuzat e Medvedev i drejtohen gjithë kombit
"Akuzat e Presidentit rus Dimitri Medvedev, sipas të cilit Kievi po ndjek një politikë anti-ruse, drejtohen kundër të gjithë Ukrainës dhe jo vetëm kundër presidentit Viktor Jushçenko". Një gjë e tillë thuhet në një deklaratë të një zyrtareje të lartë të stafit të presidencës. Vetëm një ditë më parë Medvedev paralajmëroi se siguria energjetike në rajon po cënohej nga politikat e presidentit ukrainas Jushçenko kundrejt Rusisë, deklaratë të cilën analistët ukrainas e komentuan si shprehje të ndërhyrjes së Moskës në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm në Ukrainë. "Lidershipi i ri i Rusisë po kthehet në peng të komplekseve të hershme perandorake, që në mënyrë konstante i duhet të mbajë gjallë idenë e një armiku të huaj dhe dialogun e barabartë me fqinjët e tij, ta zëvendësojë me kërcënime dhe fyerje", u shpreh Vera Ulianchenko, shefja e stafit të presidentit. "Toni agresiv në deklaratat e liderit rus, shqetëson jo vetëm Viktor Jushçenkon, por të gjithë shtetin dhe kombin", thuhet në deklaratën e saj, publikuar në faqen e internetit të partisë së tyre. Jushçenko deri tani nuk ka bërë asnjë koment lidhur me akuzat e Medvedevit. Presidenti ukrainas, që e mori pushtetin gjatë Revolucionit Portokalli pro-perëndimor të vitit 2004, ka pak mundësi që të rizgjidhet në zgjedhjet e ardhshme të 17 janarit 2010. Viktor Janukoviç, lideri opozitar dhe kandidati presidencial i mbështetur nga Moska, i cili humbi në Revolucionin Portokalli, kryeson sondazhet i ndjekur nga ish-aleatja e Jushçenkos, kryeministrja Julia Timoshenko.
Janukoviç është zotuar se do të rikthejë marrëdhëniet e mira me Moskën, që u ftohën nga aspiratat e Jushçenkos për anëtarësimin e vendit në NATO dhe çështjen e portit ushtarak të Sevastopolit në Detin e Zi.
Janukoviç është zotuar se do të rikthejë marrëdhëniet e mira me Moskën, që u ftohën nga aspiratat e Jushçenkos për anëtarësimin e vendit në NATO dhe çështjen e portit ushtarak të Sevastopolit në Detin e Zi.