E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte

Policia e Kosovës ka arrestuar në afërsi të Prizrenit një qytetar serb të Kosovës, të dyshuar për krime lufte në periudhën 1998 - 1999. Sipas zëdhënësit të policisë Arbër Beka, ka thënë se i dyshuari është një 33 vjeçar me inicialet G.V., i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Prizren. Serbit të dyshuar për krime të luftës në Kosovë, i cili është arrestuar mbrëmjen e së martës në rajonin e Prizrenit, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Për këtë rast është njoftuar edhe policia dhe prokuroria speciale e EULEX-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›