Futboll, Partizani shkarkon Zhupën, Bejzade trajneri i ri
TIRANË- Drejtuesit e skuadrës së Partizanit shkarkuan dje në mbrëmje trajnerin Eduard Zhupa.
Ky vendim ka ardhur pas dy humbjeve që ka pësuar Partizani në Gjirokastër (0-3) dhe ndaj Adës (0-5), të dyja jashtë fushe. Motivi që ka dhënë presidenti Albert Xhani ka qenë se trajnerin nuk e duan lojtarët.
Ndërkohë, drejtimin e Partizanit e ka marrë Skerdi Bejzade, që ishte në rolin e zv/trajnerit dhe të futbollistit. Në ndihmë të Bejzades do të jetë edhe kapiteni Andi Pinari.
Partizani aktualisht ka nëntë pikë, me 3 fitore dhe 3 humbje në gjashtë javë kampionat. Sot Partizani do të luajë në "Selman Stërmasi" përballë ekipit të Kamzës për javën e 7-të të Kategorisë së Parë.