E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kundër zgjedhjeve vendore. Blushi reagon ashpër

TIRANE-Asambleja e Partisë Socialiste miratoi sot disa vendime ndër ata dhe bojkoti për zgjedhjet e pjesshme vendore që pritet të zhvillohen më 15 Nëntor. Ben Blushi, një nga zërat ndryshe në Parti, deklaroi se në Asamble pati debat dhe se ai personalisht kundërshtoi vendimet e fundit të PS.

Gramoz Ruci bëri të ditur në fund të mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste vendimet e anëtarësisë së kësaj partie. Pika kryesore e miratuar ishte ajo e bojkotit nga ana e PS në zgjedhjet e 15 nëntorit. Një pike tjetër në program ishte, programi politik i PS për muajt në vijim. Ruci e cilësoi programin si “aksion të PS”. Për programin do të ngrihen grupe pune, ndërsa grupe të tilla do të ketë edhe për ndryshimet në statut.

Blushi: PS po terhiqet nga gjithcka
Për mediat jashtë dyerve të Asamblesë, anëtari i kryesisë së PS, Ben Blushi deklaroi se “PS rrezikon të dale jashtë sistemit, duke qendruar statike në pozicionin e saj të bojkotit”.

"PS po terhiqet nga te gjithe pozicionet e saj dhe rrezikon qe te bojkotoje edhe zgjedhjet e ardhshme lokale, pasi me shume gjasa kutite nuk do te hapen. Une i mbetem detyrimit qe nje parti duhet te hyje ne zgjedhje”.

Sipas Blushit, shumicë nuk bëhesh me protesta por me zgjedhje. “Ne po i falim qeverisë pesë njësi vendore. Jam me çdo grup që i siguron vota Partisë Socialiste”, theksoi Blushi në reagimin për mediat.

Për sa i përket vazhdimit të bojkotimit të Kuvendit nga ana e deputetëve socialist, Blushi tha se një ditë kësaj partie do t’i soset durimi i bojkotit.

“Partia Socialiste do ta humbë durimin duke qendruar jashte parlamentit dhe arsyet per te qene te pranishem ne Kuvend do te jene shume me te medha", siguron Blushi që shprehet i indur se PS ëhstë futur në një qorrsokak.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›