E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavlyuchenko mund të kalojë tek Milani

Agjenti i sulmuesit rus Roman Pavlyuchenko thotë se ai është duke e parë mundësinë e kalimit të klientit të tij në Milan.
Italianët raportohet janë duke menduar të ofrojnë sulmuesin holandez Klaas-Jan Huntelaar në shkëmbim për dyshen e Tottenhamit, Pavlyuchenko dhe mbrojtësin Gareth Bale.
" Kam telefonuar miq në Itali dhe shumë shpejt do të dëgjoj nëse një shkëmbim i tillë është vërtet i mundshëm ose këto janë vetëm thashetheme", ka thënë agjenti Oleg Artemov.
"Sigurisht, opsioni i kalimit në Milan do të ishte joshës për çdo lojtar, agjent dhe për klubin që e shet lojtarin", ka shtuar ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›