E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato i sigurt se do t'u rikthehet golave

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, është i bindur se do t'i rikthehet shënimit të golave. Pato nuk ka shënuar që nga java e parë e sezonit, por ai është optimist se do të gjejë rrjetën ndoshta edhe në derbin e fundjavës kundër Romës.
"E di se aya janë një ekip i madh dhe i fuqishëm. Kur Roma vjen në San Siro, gjithmonë është vështirë të përballemi me ta", ka thënë Pato.
"Ne kemi pasur një javë të shkëlqyer në përgatitje për këtë takim. Këtë javë Leonardo vërtet ka bërë një punë të shkëlqyeshme. Për mua, jam i sigurt se së shpejti do të filloj të shënoj sërish dhe se sapo të filloj nuk do të jem në gjendje të ndaloj më", është zotuar braziliani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›