Futboll, hidhet shorti për 1/8 e Liges, spikasin sfidat anglo-italiane
TIRANë- Sot, në orën 12, eshte hedhur në Nion (Zvicër) shorti për fazën e të tetave të finales së Champions League. Shorti i hedhur sot për 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve ka nxjerrë çifte mjaft interesante, por përballjet më të forta janë ato italo-angleze, Inter-çelsi dhe Milan -Mançester Junajtid. Por interesante janë edhe çiftet e tjera. Kështu, Barcelona, kampionia në fuqi e Europës, do të përballet me skuadrën gjermane të Shtutgartit. Kampionia e Greqisë, Olimpiakos u çiftua me atë të Francës, Bordonë. Gjermanët e Bajernit të Mynihut do të luajë me Fiorentinën. CSKA e Moskës ka punë me Seviljan e Spanjës. Lion-Real Madrid është një sfidë e veçantë, sidomos për sulmuesin Karim Benzema. Porto do të jetë kundërshtari i anglezve të Arsenalit. Ndeshjet e para të 1/8-tave të finales së Champions League do të zhvillohen më 16 dhe 17 shkurt 2010 dhe ato të kthimit më 9 dhe 10 mars. Finalja e këtij edicioni do të luhet më 22 maj 2010 në “Santiago Bernabeu” në Madrid, (Spanjë). Kjo është hera e fundit që për hedhjen e shortit ka kritere, pasi për çerekfinalet shorti është i lirë. Ndeshjet e para të 1/8-tave të finales së Champions League do të zhvillohen më 16 dhe 17 shkurt 2010 dhe ato të kthimit më 9 dhe 10 mars. Finalja e këtij edicioni do të luhet më 22 maj 2010 në “Santiago Bernabeu” të Madridit. Pas shortit të Ligës së Kampioneve, në orën 13 në Nion do të hidhet edhe shorti i Europa League, ku këtë vit ndodhen skuadra me shumë emër si Juventus, Liverpul, Marsejë apo Atletiko Madrid. (d.b/BalkanWeb)