Shorti i Champions, përcaktohen çiftet e 1/8

Jose Mourinho do të rikthehet në Stamford Bridge me Interin, ndërsa të njëjtën gjë do të bëjë edhe David Beckham me Milanin në Old Trafford.
Shorti i Ligës së Kampionëve i hedhur sot në Linz ka nxjerrë disa takime mjaft interesante. Ndeshja më e rëndishme e 1/8-tës së finales së garës evropiane pritet të jenë ai mes dy ish-kampionëve, Milanit dhe Manchester United.
Sfidat janë:
VfB Stuttgart - Barcelona
Olympiakos - Bordeaux
Inter - Chelsea
Bayern Munich - Fiorentina
CSKA Moscow - Sevilla
Lyon - Real Madrid
Porto - Arsenal
Milan - Manchester United