Fushë-Krujë, plagoset rëndë një 16-vjecar
FUSHë KRUJë- Një 16-vjecar nga Tapiza e Fushë-Krujës ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Fushë Krujë-Tiranë, teksa adoleshenti është përplasur nga kamioni me targë Tirane 44 09 M. Mësohet se aksidenti ka ndodhur kur 16-vjecari me iniciale E.M po kalonte nga njëra anë e rrugës, në tjetrën. Menjëherë pas përplasjes, drejtuesi ka ndaluar kamionin dhe ka dërguar të lënduarin në spitalin Ushtarak ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Në bazë të hetimeve paraprake shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia e mjetit dhe lagështira, ndërkohë që drejtuesi i tij ndodhet në polici.(m.a/News24/BalkanWeb)