Futboll, mbyllet në barazim ndeshja midis skuadrave Ada dhe Besa
SHKODËR-Kryendeshja e javës së dytë të Kategorisë së Parë të futbollit shqiptar, është konsideruar ajo e luajtur në stadiumin “Adriatik” të Velipojës në mes, Adës vendase dhe Besës së Kavajës e njohur si një nga skuadrat më me traditë të futbollit shqiptar.
Një takim që tërhoqi interesimin e tifozëve të shumtë, ndërkohë që të pranishëm kanë qënë edhe drejtuesit vendorë të komunës velipojë, Pashko Ujka, presidenti i Besës së Kavajës, Nexhat Bizhdili, përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, etj.
Ballafaqimit, Ada-Besa, duke qënë ndeshja e parë e këtij sezoni në fushën velipojake, i ka paraprirë një ceremoni festive, ku ish futbollisti, ish trajneri dhe sot presidenti i Adës, Alfred Pjetri, i ka dorëzuar fanelen e karrieres së tij sportive një futbollit të ri velipojak.
Një ndeshje, e cila ka nisur menjëherë me gol në portën e Adës, me autor Fejzullahun, i cili qëndron në fuqi deri në mbyllje të pjesës së parë. Shtatlarti i sulmit velipojak, Edison Puka është treguar potent në minutën e 59-të, kur gjuajtja e tij ka tundur rrjeten e portjerit Bakaj duke e barazuar rezultatin në 1 me 1.
Miqtë, të cilët tregojnë hapur se kanë ardhur për të marrë tre pikë, ngulmojnë përsëri dhe pas katër minutash, është Hylviu, i cili kalon sërishmi në avantazh Besen. Minutat në vazhdim kanë qënë me të vërtetë emocionuese, dhe kjo pasi vendasit e Adës kanë ushtruar presion në portën mike, deri sa dy minuta përpara përfundimit, Lifja i aktivizuar në pjesen e dytë, duke shfrytëzuar edhe një depërtim të Ferlushkajt nga krahu i majtë ka barazuar në 2 me 2.
(d.b/BalkanWeb)