E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vota kunder Harasani Vullnet per ligje me te mira

Nuk ka vendim politik per te mos votuar ligjet me shumice te cilesuar ne parlament. Ka nje vullnet te Partise Socialiste per t’i ripare draftet dhe per t’i permisuar ato. Sqarimi per voten kunder te deputeteve te majte ne kuvend per kodet te cilat kerkojne edhe kartonin e opozites, eshte i Andis Harasanit, nje prej deputeteve me kritike dhe kundeshtues te linjes se deri-djeshme te Partise Socialiste.

Deputeti socialist teksa pershendet qendrimet e reja te grupit parlamentar te PS, i jep te drejte kolegeve te tij ne kuvend te mos votojne projektligjet qe vijne nga mazhoranca, pa marre parasysh propozimet e opozites.

“Nuk ka asnjë vendim për të mos votuar ligjin me 3/5. Ka një kërkesë që është normale e çdo opozitë për të rishikuar ligje. Në moment që këto ligje do rishikohen, do rishikohet kontributi i PS-së, pastaj do vendosim. Të mos presim që të kthehemi në parlament e të votojmë çdo ligj. Këtë nuk e bën asnjë opozitë në botë”- tha Harasani.

Harasani gjithashtu ka ulur tonet edhe ndaj deputeteve socialiste qe kane folur pro perjashtimit te tij dhe Kastriot Islamit nga partia. Andis Harasani i quan normale edhe opinione te tilla ne nje parti parlamentare.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›