Zhan Todt zgjidhet kreu i ri i FIA-s
PARIS- Zhan Todt është zgjedhur dje presidenti i ri i FIA-s, duke zënë në këtë mënyrë vendin e Maks Mosleit. Francezi, që u bë i famshëm si drejtor i Ferrarit në vitet e sukseshme të kësaj skuderie, kishte përballë ish-kampionin e botës në Rally Ari Vatanen në këtë betejë. Zhan Todt mendohet të sjellë një erë të re në botën e Formula 1, që në vitet e fundit ka qenë e zhytyr në skandale pafund, duke nisur nga ai i spiunazhit e deri te aksidenti i Pikesë. "Besoj se jam pranuar në këtë detyrë sepse i dashuroj makinat dhe garat", u shpreh francezi.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)