Pango: Qemal Stafa, projekti i madh 2009 Sipas deklarimeve të disa ditëve më parë të presidentit të FSHF-së, Armand Duka, shuma e investimeve për rikonstruksionin e stadiumit është rreth 10 milionë euro (5 milionë euro UEFA-FSHF, 5 milionë euro

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, Ylli Pango rikonfirmoi angazhimin e qeverisë shqiptare për rikonstruksionin e impiantit ndërkombëtar shqiptar. “Stadiumi Kombëtar ‘Qemal Stafa’ do të rikontruktohet në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit e UEFA-n”, - tha ministri për mediat.
“Ky do të jetë edhe projekti më i madh për vitin 2009”, - theksoi Pango gjatë inaugurimit të një fushe minifutbolli, e cila do të jetë në shërbim të shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” por edhe të komunitetit.
Në stadium do të ndërhyhet në disa faza. Punimet kryesore do të jenë për mbulimin e tribunës karshi, asaj kryesore si dhe shtimin e vendeve për tifozët.
Pango pohoi se do të takohet për këtë problem me ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjikës, Genc Ruli.
Sipas deklarimeve të disa ditëve më parë të presidentit të FSHF-së, Armand Duka, shuma e investimeve për rikonstruksionin e stadiumit është rreth 10 milionë euro (5 milionë euro UEFA-FSHF, 5 milionë euro MTKRS), për ta shndërruar atë në një impiant modern ku mund të luhen edhe ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve.
I pyetur për shpërblimin e peshëngritëses së njohur Romela Begaj, Pango tha se ai do të jepet shumë shpejt, duke e konsideruar problemin çështje procedurash.
E Premte, 23 Janar 2009