Australian Open: Serena vazhdon dominimin
Tenistja Serena Williams ka kaluar me lehtësi pёr nё rundin e katërt tё Australian Open me njё fitore 2-0 nё sete (6-1, 6-4) ndaj kinezes Peng Shuai.Amerikania, e renditur e dyta nё botё, kaloi setin e parё pёr vetëm 31 minuta, ndërsa, pastaj u rikthye nga 3-1, pёr tё fitua me 6-4 edhe setin e dytё.Williams ёshtё duke kërkuar titullin e katërt nё Australian Open pasi triumfoi nё kёtё turne edhe nё vitet 2003, 2005 dhe 2007. Tё tre ndeshjet e këtij viti ajo i ka fituar nё dy sete.