Futbolli ne shkolle, vendos MASH
Ne shkollat tona eshte propozuar qe te futet si lende mesimore edhe futbolli. Institucionet nderkombetare dhe FSHF-ja kane hartuar nje projekt per kete nisme, nderkohe pritet edhe konfirmimi i MASH-it. Deri tani Ministria e Arsimit nuk ka dhene asnje pergjigje, pro ose kunder idese, per te klasifikuar edhe futbollin, si lende mesimore. Projekti qe synohet te zbatohet eshte huazuar nga Ukraina, ku ka shenuar nje sukses. Gjithsesi, Ministria e Arsimit thjesht ka marre propozimin ne fjale. Ende nuk eshte diskutuar nga drejtuesit me te larte te kesaj ministrie, ndaj edhe per vitin tjeter shkollor ka shume pak shanse qe lenda e futbollit, te jete pjese mesimi per shkollat tona. Gjate viteve te metejshme kjo gje mund te behet realitet. Ne shume vende te tjera evropiane, futbolli eshte pjese e pandashme e shoqerise dhe investohet shume, per zhvillimin e tij.