E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Te jesh e famshme, kur nuk eshte aspak terheqese"

Edhe pse eshte konsideruar si nje nga miss-et me te bukura ne vite, Irsa Demneri nuk e konsideron veten te famshme. Ajo ka qene disa here pjese e spektakleve te realizuar ne Shqiperi dhe ka treguar se pervecse e bukur, di t'ia dale edhe ne situata ku paraqitja mund te eklipsohet. Kacurrelat e vajzes qe studion per Shkenca Politike, jane nje tipar karakteristik, permes se cilave ate e mbajne mend te gjithe, qe prej kohes kur ne koken e saj u vu kurora e Miss-it ne Kalane e Elbasanit. Pak kohe me pare ajo u be imazhi i nje linje fustanesh per nuse, duke u futur keshtu ne boten e modes, edhe pse vete ajo ka pohuar se te ardhmen e sheh te pandare nga televizioni. Bukuroshja ka tentuar te interpretoje edhe ne nje film te Gjergj Xhuvanit, pikerisht ne filmin "Lindje-Perendim-Lindje", per te cilin thote se ishte nje eksperience interesante. Ajo aty perjetonte nje lidhje dashurore me nje djale, rol ky qe luhet nga Oni Pustina. "Nuk do te doja kurre te beja dicka qe del jashte natyres dhe karakterit tim, ne emer te fames", shprehet e bindur Irsa. Per me teper, ajo nuk do t'i shkelte dikujt ne kallo me qellim qe te ecte ne jete. "Nuk me pelqen te behem dikush ne kurriz te tjereve. Besoj tek forcat e mia dhe nuk kerkoj asgje me shume nga aq sa meritoj. Nese nuk ka drejtesi, atehere heq dore ne moment, dhe te qenit e famshme nuk me duket aspak terheqese", thote ajo ne nje interviste per "Koha Jone". Me nje modesti dhe nje natyrshmeri te spikatur, ajo tregon se ditet e saj jane te zakonshme, jo shume te ndryshme nga ato te moshatareve te saj.

Ju vazhdoni studimet ne Universitetin Evropian te Tiranes, ne degen e Ekonomise, fale kurores suaj te miss-it. Si eshte Irsa si studente? Ju keni thene qe jeni e dhene pas matematikes, mesa duket, i paskeni bere mire llogarite ne jete?

Une jam nje studente sistematike, ndjek rregullisht oret e leksioneve dhe seminareve. Duhet te them se me pelqen fakulteti dhe dega qe kam zgjedhur, pasi ndihem njelloj si nje studente perendimore.

Ju keni provuar te merrni pjese edhe ne film. Si ishte kjo eksperience dhe cfare nuk do te ishin ju dakord te benit?

Roli im ne filmin "Lindje-Perendim-Lindje", i Gjergj Xhuvanit, eshte episodik dhe te them te drejten nuk me eshte dashur shume pune. Ishte nje eksperience interesante, qe pse jo mos ta provoja. Ajo cka une nuk do te deshiroja te beja, eshte cdo gje qe del jashte karakterit tim.

Si u perzgjodhet nga regjisori Gjergj Xhuvani, bete ndonje audicion apo ai ju kishte paracaktuar?

Mbaj mend se kam qene ne mesim, kur Petri Bozo me telefonoi dhe me tha se regjisori i filmit kishte kerkuar imazhin tim per ate rol, ku sipas tij perkufizohej si nje aureole ne permbajtjen e filmit.

Si e organizon nje dite te zakonshme nje vajze e bukur si ju? Bejne pjese ne axhenden tuaj daljet ne mbremje neper pub-e?

Ditet e javes jane te zakonshme, ashtu sikurse ditet e cdo studenteje tjeter. Vetem gjate fundjaves dal me shoqerine time per t'u argetuar.

Cfare duhet te kete nje miss, pervec bukurise, qe te konsiderohet e suksesshme?

(Qesh) Nje vajze e bukur ka shume me teper vlera ne qofte eshte edhe e zgjuar. Jam e mendimit se kushdo duhet te investoje per te zhvilluar aftesite e veta, pasi keshtu do te kishim nje kombinim te bukur, zgjuarsine dhe bukurine e dhuruar nga ajo qe ka kryer Zoti.

Ju keni ndonje model te tille, brenda ose jashte vendit, qe ju pelqen?

Ka shume figura qe une i shoh me admirim, por per t'i imituar nuk do me pelqente t'i imitoja. Mbetem thjesht ne kuader te pelqimit dhe admirimit, assesi ne ate te kopjimit. Gjithkush ka origjinalitetin e vet, te cilin duhet ta shpalose.

Cfare mendoni se keni te vecante, ne raport me miss-et e tjera, ndoshta embelsine?

Ndodh qe nuk ngjajme me motrat e vellezerit, jo me nje miss nga nje tjeter. Jane gjykime te gabuara. Jam e mendimit personal se secila perfaqeson nje individualitet me vete, asnjehere nuk mund te vihet shenja e barazimit.

Ne pergjithesi, per miss-et ekziston nje ide e pergjithshme se jane "pak te lexuara". Si e konsideroni ju kete opinion?

(Qesh) Une nuk mund te bej krahasime te tilla, pasi nuk i njoh nga afer miss-et. Deri tani nuk me ka lidhur asgje qe te mund te jap percaktime.

Kur ju keni fituar kuroren e miss-it, e dinit se do t'ju ndiqte e ardhmja qe keni aktualisht, pra me boten e spektaklit?

E ardhmja asnjehere nuk dihet. Une jam menduar mire dhe jam kujdesur per cdo hap qe kam hedhur, ndaj mendoj se kam bere gjerat e duhura deri tani.

Cila eshte pjesa e bezdisshme dhe ajo e kendshme te te qenit person i famshem?

I bezdisshem eshte fakti qe shpesh paragjykohesh pa baze. Me vjen keq ta them qe edhe media per hir te biznesit shkruan gjera jo te verteta, fakt ky qe me shqeteson shume. Ndersa pjesa me e kendshme e te qenit person publik, eshte qe nga bota e artit provon emocione te forta, asnjehere te njejta dhe sigurisht qe ndjen edhe sadisfaksion. Keshtu, une kam pasur fatin te kem kujtime qe ndoshta nuk do t'i kisha kurre.

Po djemte ne rruge, a ju ngacmojne me shume me fjalet e tyre?

Kjo eshte gjeja qe me shqeteson me pak (qesh). As nuk ia ve veshin fare fjaleve te kota, qe ikin me eren.

Cfare keni blere me parate e para qe keni fituar vete?

Mund te them se kam plotesuar disa nevoja te miat dhe jam ndjere me e pavarur kur ky buxhet dilte nga puna ime.

Po tani, me te ardhurat qe siguroni ne aktivitete te ndryshme, mbani vetem veten, apo ndihmoni edhe motren ose familjen?

Aktualisht nuk kam ne dore ndonje pune aq fitimprurese sa te perballoj shpenzimet e mia, e jo me te familjes.

Cfare nuk do te pranonit kurre te benit ne emer te fames?

Une nuk e konsideroj veten te famshme. Jane shume gjera qe nuk do te pranoja. Nuk me pelqen te behem dikush ne kurriz te te tjereve. Besoj tek forcat e mia dhe nuk kerkoj asgje me shume nga aq sa meritoj. Nese nuk ka drejtesi, atehere heq dore ne moment, dhe te qenit e famshme nuk me duket aspak terheqese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›