Futbolli nuk mësohet në Google

Real Madridi festoi titullin e 32-të në La Liga pas fitores ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 3-0 dhe kompletimit të triumfit dy xhiro para fundit.
Duke llogaritur këtë, trajneri Jose Mourinho ka vendosur t’u përgjigjet kritikëve, të cilët thonë se skuadra e tij luan shumë në mbrojtje dhe e përshkruajnë stilin e saj si “anti-futboll” për dallim nga qasja ofensive e Barcelonës dhe loja ‘tika-taka’.
“Ekipi im luajti pothuajse futbollin më të mirë në histori. Por, janë disa njerëz që besojnë se në botë ekziston vetëm një lloj futbolli. Këta njerëz e njohin futbollin vetëm nëpërmjet Google. Ata e bluajnë njohurinë, por nuk dinë asgjë”, deklaroi Mourinho për mediet spanjolle.
Gjiganti madrilen ndërpreu dominimin trevjeçar të Barcelonës në La Liga dhe e bëri këtë dy javë para përfundimit të kampionatit.