E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ethet e reja të arit: Metale të çmuara nga asteroidet

Share

Shefat e Google, Larry Page dhe Eric Schmidt dhe producenti i filmave, James Cameron, janë duke u bashkuar në një sipërmarrje interesant: të nxjerrin metale të çmuara si platini nga asteroidët që kalojnë pranë Tokës.

Planetary Resources quhet sipërmarrja e tyre dhe fillimisht ajo do zhvillojë dhe do shesë robotë me kosto të ulët për misione vëzhguese në hapësirë.

Por brenda dhjetë vitesh ata do të shesin platforma mbikëqyrëse në orbitën e Tokës dhe do të nisin të marrin minerale nga mijëra asteroidë që kalojnë pranë tokës.

Një zëdhënës i kompanisë tha se aktualisht një asteroid 30 metër mund të ketë një pasuri prej 50 miliard dollarë në platin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›