E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britney Spears alkol, drogë dhe seks pa mbushur 16 vjec

Nena e kengetares rrefen ne nje liber sekretet e Britney Spears. Ne moshen 13 vjecare Britney shijoi alkolin 14 vjece seksin kurse 16 vjec kokainen 

WILD CHILD, fëmija i egër, ose Troubled ... Britney e ka kthyer shishen e parë të alkolit që në Klubin e Mickey Mouse në moshën 13 vjecare. Nëna e saj, Lynne Britney tregon në një libër të saj se ne moshën 14 vjecare, vajza e saj, kengetarja e POP ka kryer marrëdhenie seksuale me një 18 vjecar që ishte ne skuadrën e futbollit të shkollës.
Tabloidi The Sun ka zbardhur disa pjese nga libri i nënes se këngetares, Lynne Britney e cila arrin deri aty sa të rrëfejë edhe kur vajza e saj shijoi për herë të parë drogën. “Për herë të parë mori drogë kur ishte 15 vjece. Britney ndodhej ne Los Angeles për të debutuar me albumin “Baby One More Time”, tregon Lynne.
53 vjecarja tregon përpjekjet e saj sesi u mor me kontrollin e vajzës, karrierën e saj dhe menaxhimin e kësaj karriere në mënyrë që vajza e saj mos të bëhej objekt seksi nëpër videot muzikore, pasi ishte në një moshë relativisht të re.

Ajo beson se sjellja e egër e Britney si një adoleshente VIP ishte dhe zanafilla e probleme që erdhën më pas. Britney, tani është 26 vjece dhe brenda një viti është dërguar dy herë në spitalin psikiatrik.
Pas Klubit Mickey Mouse Club, Britney ka qëndruar për rreth një vit në shtëpinë e saj në Kentwood, Louisiana, ku dhe humbi virgjërinë e saj në shtëpinë e të dashurit të saj 18 vjecar .
Por, në karrierën e saj Britney kur ishte 16 vjece është lidhur me Justin Timberlake duke deklaruar ende se ishte e virgjër. Edhe nëna e saj e pranoi këtë lidhje pasi mendoi se Britney ishte e dashuruar me Timberlake.
Në librin e saj, Lynne rrëfen se bota e saj u përmbys kur ende 16 vjec, vajza e saj u kap me kokainë e kanabis në avionin e saj privat.
Libri i cili do të botohet më 16 Shtator pritet të thellojë edne më shumë ndarjen mes Britney dhe nënës së saj.

Britney pak kohë më parë nxori një album ku e quan nënn e saj interesaxheshë. “Ju më doni vetëm për para” është një ndër këngët që Spears ka krijuar në këtë album, këngë që sic e ka deklaruar dhe vetë këngetarja ia dedikon prindërve të saj.

(d.Bonollari/Balkanweb)



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›