Angeline Jolie kthehet në kukull
Efekti Jolie po infekton dhe artistët. Me buzë të fryra, sy kaf perfekt të harkuar, kjo është aktorja më e pëlqyer për momentin në Hollywood. Duke e nisur si një kukull të zakonshme, artisti Noel Cruz e përfundoi punën e tij duke krijuar kukullën Miss Jolie.
Për të përfunduar lukun e saj, ai i vuri një parukë më flokë kaf të errët dhe i veshi një fustan plot shkëlqim.
Dhe suksesi mbërriti. Një person që kërkon të mbetet anonim ofroi për blerjen e kukullës, Jolie në internet një cmim prej 2 mijë dollarë.
Edhe pse Mr Cruz, është një specialist në pikturimin e kukullave, ai pa se mungon nje detaj për ta identifikuar ashtu sic është Angeline Jolie, tatuazhet e saj. Cruz shprehet se edhe kjo mund të behet kundrejt një shpenzimi të vogël që të mos prishë aspak kompleksitetin e krijimit të kukullës.
Por, për krijimin e Cruz ka edhe kritika. Njëra prej tyre ishte, “më duket se krahu i kukulles Angeline është më i shëndoshë se ai në realitet i aktores”.
Cruz është nga Philippines, dhe ka filluar të krijojë kukulla pasi mori inspirimin e parë nga koleksioni i kukullave të gruas së tij.
(d.b/Telegraph/Balkanweb)