Futbolli rinis nga Kupa e Shqiperise
Pas nderprerjes se fundjaves qe kaloi per shkak te permbytjeve dhe gjendjes se renduar ne vend prej reshjeve Federata Shqiptare e Futbollit konfirmoi rifillimin e aktivitetit. Futbolli do te rinise qe prej kesaj mesjave ku skuadrat do te zbresin ne fushen e lojes per ndeshjet e kthimit te turit te 1/8-ve te Kupes se Shqiperise. Tete ciftet ku kater luajne ne Grupin A dhe kater ne Grupin B do te ndeshen te merkuren per te percaktuar ekipet qe do te kualifikohen ne cerekfinalet e trofeut te dyte per nga rendesia ne vend.
Pavaresisht se gjendja e mjaft fushave mbetet e renduar kryesisht ne qyteteve te Shqiperise se mesme dhe asaj veriore institucioni qe drejton futbollin ka publikuar kalendarin e Kupes nderkohe eshte konfirmuar se duke filluar prej kesaj fundjave e ne vazhdim aktiviteti do te vazhdoje pa nderprerje. Kjo eshte bere e ditur nga sekretari i pergjithshem i FSHF-se Eduard Prodani. Duke nisur prej kesaj mesjave me ndeshjet e Kupes se Shqiperise futbolli shqiptar do ti rikthehet ritmit normal dhe ndeshjet do te zhvillohen ashtu si jane parashikuar ne kalendar - deklaroi numri 2 i Federates. Nuk do te kete me nderprerje te aktivitetit futbollistik. Vendimi yne per te mos zhvilluar asnje ndeshje te kampionatit gjate fundjaves se kaluar ishte nje menyre solidarizimi me njerezit e te gjitha atyre zonave qe jane permbytur. Me tej Prodani nenvijezoi se nuk perjashtohet shtyrja e ndeshjeve te vecanta per shkak te kushteve atmosferike dhe per rastet ku terrenet sportive nuk lejojne zhvillimin normal te nje ndeshjeje futbolli. Nese situata do te vazhdoje te jete problematike per zona te vecanta atehere mund te shtyjme zhvillimin e ndeshjeve te vecanta ne menyre qe te krijohet mundesia qe ato te luhen kur kushtet te jene me te pershtatshme. Megjithate mund te themi se nuk do te kete me nderprerje te te gjithe aktivitetit qofte te kampionatit apo edhe te Kupes - shtoi zyrtari i FSHF-se. Ne kete menyre i jepet drita jeshile zbritjes se skuadrave ne fushe per ndeshjet e Kupes. Gjithsesi zhvillimi i disa ndeshjeve mbetet ne pikepyetje sic jane sfida Vllaznia-Elbasani ne Shkoder Laci-Gramozi ne Lac por edhe Teuta-Skenderbeu ne Durres. Te treja keto qytete jane perfshire nga permbytjet ndersa sipas rregullores skuadrat gjyqtaret dhe te deleguarit do te paraqiten normalisht ne stadium. Vetem pasi te kontrollohet gjendja e fushave do te vendoset per te luajtur apo jo.
Kjo nuk ishte hera e pare qe qeveria e futbollit merrte vendimin per te nderprere aktivitetin ne te gjithe vendin ne shenje solidarizimi per ate qe ndodh ne Shqiperi. Gjate sezonit te kaluar me saktesisht ne tetor 2009 FSHF-ja shtyu nje jave kampionatin pikerisht prej permbytjeve ne zonen e Shkodres. Ne anen tjeter vendimet per te mos zhvilluar ndeshje te vecanta jane kthyer ne dicka te zakonshme ne kampionat. Kjo lidhet me terrenin mjaft te renduar ne disa stadiume te vendit ku problemet me te medha lidhen me fushat ne kampionatet inferiore.