Futbollistët e Bayernit ngushëllohen me Evropian

Neuer ishte në portën e Bayernit në finalen e 19 majit në Munich, kur Chelsea e fitoi Ligën e Kampionëve pas gjuajtjeve të penalltive 4-3. "Unë mendoj se lojtarët e Bayernit e kanë një shans të madhe për të harruar një sezon të tmerrshëm, ky është një shans që ne duhet ta përdorim dhe për mua ka ardhur në kohën e duhur", tha Neuer.
Tetë lojtarë të Bayern Munichut janë pjesë e Kombëtares së Gjermanisë, përfshirë këtu edhe zëvendës-kapitenin Bastian Schweinsteiger, i cili e huqi penalltinë vendimtare për t'i dhënë kështu shansin Drogbas për të shënuar penalltinë e fitores për Chelsean.
Gjermania është njëra nga favoritet kryesore për të fituar këtë Evropian, të parin pas vitit 1996. Pancerët do ta zhvillojnë ndeshjen hapëse kundër Portugalisë në Lvivi të Ukrainës dhe më pas do të takohen edhe me Holandën dhe Danimarkën.