E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajme të këqija për huliganët

Nga qenët që kafshojnë në testikuj deri te veglat që mund të shkaktojnë urinë të pavullnetshme, ekipet anti-huligan të Polonisë kanë një arsenal armësh të gatshme për tu ballafaquar me tifozët e rebeluar në Euro 2012.

E përditshmja Krakow Post njoftoi të enjten se Polonia është e gatshme të luftojë kërcënimin nga huliganizmi, filluar nga baza e Anglisë në jug të shtetit. “Policia polake do të ndjek të gjithë ata që shkaktojnë probleme dhe më besoni ju nuk do të dëshironi të jeni në vendin e ngjarjes në kohën e një aksioni”, paralajmëroi gazeta.

“Krakow ka një histori të gjatë të dhunës, policia polake ka qenë dëshmitare e saj në të kaluarën dhe nuk do të lejojë që ajo të përsëritet. Mos pritni sjellje të butë dhe shoqërore nga njësiti anti-huligan. Grupi është i armatosur edhe me pushka. Ekziston një njësit i qenve të trajnuar të kafshojë drejtpërdrejtë në testikuj. Po ashtu ka edhe vegla të cilat mund t’ju bëjnë të urinoni në pantallona”, shtoi ajo.

Tifozët e Anglisë nuk pritet të vijnë në numër të madh në Krakow, pasi ndeshjet e Anglisë në kuadër të Grupit D zhvillohen në Ukrainë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›