E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mekristal, ceremoni për mbylljen e karrierës ushtarake

Gjenerali amerikan Stenli Mekristal, mbylli karrieren e tij ushtarake me një ceremoni të vecantë në Uashington DC. Një prej komandantëve më me përvojë të luftës në terren Mekristal dha dorëheqjen pas publikimit të një profili të tij në revistën e famshme amerikane, Rolling Stone për shkak të komenteve negative e poshtëruese për administratën Obama. Megjithatë në ceremoninë e lamtumirës sekretari i mbrojtjes Robert Gejts rradhiti arritjet e Mekristal.

"Gjatë dekadës së fundit askush nuk ka ngjallur më tepër frikë tek armiku e nuk ka korrur me tepër sukses sesa Sten Mekristal," deklaroi Gejts. Pas një karriere ushtarake 38-vjecare Mekristal tha se tashmë po sheh të ardhmen me shpresë për të filluar një jetë të re. Në terren ai është zëvendësuar nga Gjenerali David Petraeus.

Delina Bitraku < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›