Futbollistëve spanjollëu vidhen paratë edokumentat
JOHANESBURG- Dy futbollistëve të Spanjës, Serxhi Buskets dhe Pedro Rodrigez, u janë vjedhur para dhe dokumenta në dhomat e tyre të hotelit gjatë ndeshjes me Gjermaninë. Mediat spanjolle raportojnë se dhomat e tyre janë bastisur gjatë takimit, ndërsa Buskets ka humbur dokumentat dhe 800 euro. Për Pedron, shuma e vjedhur e parave shkon në 1 mijë euro.
“Askush nuk ka qejf të grabitet, por do t’i jepja të gjitha dokumentat për Kupën e Botës”, u shpreh Serxhi Buskets në një konferencë për shtyp të mbajtur të premten. Vjedhja e futbollistëve spanjollë nuk është rasti i parë në këtë Botëror.
Në ditët e para të tij ishin futbollistët grekë që u grabitën në dhomat e hotelit të tyre, ndërsa edhe disa gazetarë spanjollë e portugezë e pësuan nga keqbërësit. Rastet, megjithëse të izoluara, kanë qenë një shqetësim për organizatorët, duke qenë se në lojë është imazhi i një vendi.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)