E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi godet Gjermaninë, gjysma e ekipit në rrezik

JOHANESBURG- Një gjendje gripale ka goditur kombëtaren gjermane në prag të finales për vendin e tretë ndaj Uruguajit.
Në gjendje të rëndë janë sidomos trajneri Joakim Lëv dhe lojtarët Lukas Podolski e Filip Lahm. Probleme ka edhe për Miroslav Klosen, por ai ka një dëmtim në shpinë dhe nuk bëhet fjalë për grip.

“Gjatë natës një virus gripi na ka goditur rëndë, ndoshta ka të bëjë me fluturimet, ndoshta nga ajri i kondicionuar apo nga zhgënjimi për humbjen me Spanjën, - tha menaxheri Oliver Bierhof. “Lëv ka një problem serioz, por ne po përpiqemi që të jetë në gjendje të ulet në pankinë. Do të presim edhe nëse Klose do të luajë, por nuk duam që ai dhe Lahm të dëmtohen dhe të rrezikojnë sezonin në Bundesligë”, sqaroi më tej Bierhof.

Gjendja e trajnerit Lëv duket më e rënda. Madje ai nuk mori pjesë as në seancën e fundit stërvitore dhe as në konferencën e zakonshme për shtyp.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›