Ndahet nga jetashkrimtari Zyhdi Morava
TIRANE- është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë shkrimtari Zyhdi Morava. Shkrimtari i njohur u nda nga jeta pasditen e sotme në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë ku ishte shkruar me urgjencë për shkak të komplikacioneve të shfaqura në ditët e fundit.
Zyhdi Morava lindi në fshatin Grace të Devollit më 14 mars 1946. Për motive politike internohet prej Tiranës në fshatin Yrshek, ndërsa dënohet në vitin 1978 me 8 vjet burg, ku vuajti denimin në Spaç të Mirditës.
Pas vitit 1991, ka botuar shumë libra si në gjininë e poezise dhe prozës. Në morinë e veprave të tij janë novela “Hingëllimat e shiut”, vëllimi me tregime “E papritura” etj, ndërsa në romanet më të njohura janë “ E zhdukura”, “Burri i të dashurës sime” si dhe e “Veçanta e një dashurie”, që u vlerësua me çmimin kombëtar “Penda e Argjendë” akorduar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si romani më i mirë për vitin 2005.
Në vitin 2005 Zyhdi Morava u zgjodh Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, të cilën e drejtoi për gati dy vjet.
Në vitin 2006 Morava dekorohet nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh”.
Homazhet në nderim të z. Morava do të zhvillohen nesër në orën 10.00-11.00 në Teatrin Kombëtar.
(e.n/BalkanWeb)