Futbollisti i Lilles kërcënohet me vdekje

Policia franceze ka nisur hetimet pas kërcënimeve me vdekje në adresë të mesfushorit të Lille, Florent Balmont.
E përditshmja Nord Eclair ka raportuar se Balmont, 32 vjeç, ka marrë kërcënime që i janë bërë nga fqinji në shtëpinë e tij në Marcq-en-Baroeul. Kurse gazeta La Voix du Nord ka sugjeruar se mosmarrëveshjet kanë filluar pasi fqinji ishte i hidhëruar që futbollisti nuk ia solli biletat për një ndeshje.
Lille ka dërguar sigurim në shtëpinë e futbollistit. Në një tjetër incident të mëparshëm, Balmont ishte viktimë e një plaçkitjeje më 2008.