E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van der Wiel nuk erdhi si opsion i dytë

Përforcimi i ri i Paris Saint-Germain, Gregory van der Wiel ka theksuar se nuk erdhi në kryeqytetin francez për tu ulur në bankinë.

24 vjeçari nënshkroi për PSG-në nga Ajaxi për 6 milionë euro por ka hasur në konkurrencë të fortë nga kapiteni, Christophe Jallet. Por, holandezi insiston se nuk do të dorëzohet lehtë.

“Jam ardhur këtu për të luajtur dhe jo për të qenë opsion i dytë. Konkurrenca është e mirë dhe ajo më mundëson të përmirësohem edhe më tepër. Do të jetë një garë e fortë mes nesh”, deklaroi Van der Wiel për L’Equipe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›