Futet nën tavolinë për t’i ikur ish bashkëshortit

Të fshihesh nga një ish i dashur është gjithmonë një situatë e sikletshme, por kur e bën një gjë të tillë derisa je e famshme dhe kur të gjithë e dinë për ndarjen e juaj, kjo është akoma më keq – sidomos kur tashmë je në lidhje me një person tjetër.
Ky ishte rasti i këngëtares Katy Perry, e cila iu shmang takimit me ish bashkëshortin Russell Brand derisa ishte në darkë me të dashurin John Mayer.
Sipas medieve amerikane Perry dhe Mayer ishin duke darkuar në një restorant luksoz në Beverly Hills kur Brand hyri papritmas.
Një dëshmitar tha:
“Aktori u ul fare pranë Katy-t dhe fytyra e saj u prish. Ajo u fut nën tavolinë për t’iu shmangur atij, prandaj duket se divorci i tyre nuk duhet të ketë qenë edhe aq miqësorë siç ata janë shprehur gjatë gjithë kohës. /Indeksonline/