“Ja se si e kënaq burrin tim”

Ndonëse të bukura e seksi, edhe modelet më të famshme në botë e pranojën se sfida më e madhe e tyre është kënaqja e partnerit.
Kur jemi këtu, modela seksi e “Victoria Secret”, bukuroshja Miranda Kerr ka thënë se ajo i ndjek këshillat e gjyshes, për ta mbajtur të lumtur burrin e saj, Orlando Bloom. Këshilla e gjyshës së saj është e thjeshtë, të veshurit e të brendshmeve seksi dhe grimi, gjë e cila Mirandës nuk i mungon asnjëherë.
“Çdo ditë vendos nga pak grim, vesh të brendshme seksi dhe kështu do ta mbash burrin”, ka cituar Miranda gjyshen e saj gjatë emisionit,“The Late Late Show”.
Bukuroshja gjithashtu ka deklaruar se, përveq sfilatave pofesionale, ajo kohë pas kohe i dhuron burrit të saj edhe “sfilata private” në shtëpi. Çifti janë të martuar që nga viti 2010 ndërkaq, Miranda para disa mujash është bërë nënë për herë të parë./Indeksonline/