E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet AKR-ja në Podujevë

Me vendim të Kryesisë së AKR-së, është shuar dega në Podujevë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, njëkohësisht edhe nëndegët, si rezultat i shantazheve dhe manipulimeve të mëdha që janë bërë në këtë degë.
AKR, përmes një komunikate për media njofton se me vendim të presidentit Behgjet Pacolli, është formuar Këshilli koordinues, i cili drejtohet nga Ismet Ibishi.

“Dega e Podujevës nuk e sheh të rrugës të thërret në përbërjen e vet përfaqësuesit e këtyre ish nën-degëve, pasi personat në fjalë Adem Ramadani ish-kryetar i nëndegës në Bellopojë, njëherit edhe shef i komisionerëve në Komisionin Komunal Zgjedhor, së bashku me disa përfaqësues të degës së Tërrnavës, kishin bërë manipulime të mëdha me listën e komisionerëve dhe si rezultat partia kishte pësuar dëme të mëdha”, thuhet në komunikatë.

Pas këtyre dëmeve, thuhet në komunikatë, që i kishin bërë ata degës së AKR-së, ne si Këshill Koordinues, nuk shohim të rrugës që të njëjtit të jenë përfaqësues të degëve përkatëse.

E gjithë kjo, ka ardhur, sipas AKR-së, sepse ky subjekt politik ka filluar procesin e brendshme zgjedhor dhe si rezultat i këtyre zgjedhjeve ka shumë aderime të reja. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›