Futja ne qorrsokak
Nga Ermelinda Meksi*
Rralle ka ndodhur ne keto 18 vjet qe ky Parlament te kete nje debat politik kaq te rendesishem. Prandaj erdha me shprese ne kete debat sepse edhe ne nje shoqeri me probleme te medha si keto tonat kur ekziston vullneti i paleve vecanerisht i shumices per ndryshim e progres debati mund te rezultoje me zgjidhje, aq me teper qe seanca sot perkon me viziten ne Shqiperi te komisionerit te zgjerimit ku nje mesazh pozitiv per zgjidhje te krizes politike ne vend jo vetem do mirepritej por do kontribuonte per te shtyre perpara procesin tone te integrimit nisma jone politike erdhi ne Kuvend edhe si nje forme per bashkepunim mes ngercit dhe krizes shumedimensionale qe po kalon vendi. Prandaj ne hodhem ne tryezen e bisedimeve, draftin tone dhe pritem reagim konstruktiv nga ju, por sa ndodhi me pas nuk kontribuoi ne procesin e metejshem te negociatave per zgjidhjen e krizes.
Kjo perben edhe thelbin e shqetesimit nderkombetar. Prandaj kerkohet sot nga Kuvendi e vecanerisht maxhoranca dhe Kryeministri i saj, pjekuri politike dhe gjakftohtesi, ne interes jo vetem per te sotmen, por dhe te ardhmen e vendit. Hetimi parlamentar qe ne kerkojme eshte absolutisht i domosdoshem dhe kushtetues, si nje instrument shume i rendesishem jo vetem per hetimin e zgjedhjeve qe kerkojme sot por dhe per transparencen e qeverisjes, sepse hetim do te thote transparence.
Te nderuar kolege, megjithese debati i deritanishem duket pa rrugezgjidhje ne presim megjithate qe ju te tregohuni te arsyeshem dhe degjoni me se pari listen gjithnje e me te gjate te perfaqesuesve nderkombetare, qe kerkojne jo me vetem kthimin e opozites ne Kuvend, e cila ne respekt edhe te kesaj thirrje tashme ka ndodhur (ne jemi ne kuvend), por mbi te gjitha dhenien e te drejtes per hetim transparent dhe te plote te zgjedhjeve. Ky eshte praktikisht ne momentin aktual pozicioni te gjitha institucioneve me ne ze, europiane ose globale.
Por nga kundershtimi i maxhorances na lindin natyrshem pyetjet: kush mund ta kufizoj hetimin? Pse valle dhe ne interes te kujt? Kujt nuk i intereson e verteta dhe kush ka frike prej saj? Nga eksperienca personale ne Fier, ku te mbeshtetur nga komisioneret socialiste dhe populli i ketij qyteti e perreth, te cileve ju perulem te gjitheve me mirenjohje, kerkuam me ngulm hapjen e kutive, u vertetua se ne cfare ane qendronte frika dhe interesi per mos hapjen e tyre. Prandaj sot pergjigja e pyetjeve te mesiperme te drejton te ata qe po krijojne arsyetime pseudoligjore virtuale per kushtezimin e ketij instrumenti ligjor per hetim. Me kete rast pasi degjova perbetimin e kryeministrit per kujdesin e tij personal ndaj komisionereve socialiste do i rikujtoja se megjthe pergjerimin e tij per ta administrata ne varesi te tij i shperbleu keta zyrtar shteterore si komisionere menjehere pas zgjedhjeve me renie ne detyre apo pushim nga puna. Keni rastin te vertetoni sa ju intereson vertet fati i tyre duke i rikthyer ne vendet e tyre konkretisht vetem disa emra ne Mallakaster po ju kujtoj sot si Naim Hajderi, nenkryetar i KZAZ Mallakaster nga mesues ne Ballsh u transferua ne komunen e Greshices si shperblim. Guri Nuhaj anetar i KZAZ, punonjes i policise bashkiake u pushua nga puna. Robert Shehu inxhinier ne Albetrol, si anetar i grupeve te numerimit u pushua nga puna. Skender Muharremi nje nga drejtuesit me te nderuar te arsimit ne Ballsh ne vite si komisioner u ul ne detyren e mesuesit te thjeshte. Refat Muka kryetar i PS ne Fratar, komisioner nga shkolla e mesme u ul ne detyre ne shkolle fillore. Ilir Serjani megjithese invalid u transferua nga fshati i tij Cerrile ne ate Povel, shume larg pa rruge megjithese invalid nga kembet. E shume te tjere qe per mungese kohe por dhe besimi qe do i sistemoni nuk po vazhdoj numerimin, pa folur se e njejta histori ka ndjekur komisioneret ne Qarkun e Fierit.
Transparenca qe ne parim me fjale ju nuk e mohoni, qofte per hapjen e kutive, qofte per teresine e qeverisjes aktuale eshte jetike per zhvillimin e vendit ne rrugen e atyre standardeve qe pershpejtojne realisht, jashte retorikes procesin e integrimit europian. Opozita e kerkon kete transparence dhe logjika e opinionit te gjere eshte me te. Ne te kundert mungesa e transparences po krijon kosto qe po rendon ne menyre te frikshme mbi qytetaret e ketij vendosi. Ne mendojme se mbyllja okulte e problemeve nga mazhoranca eshte nje filozofi e drejtimit te saj jo te mencur qe nuk tregon fuqine, por perkundrazi dobesine e saj. Sot ketu perballen dy koncepte: ate te transparences per te gjitha problemet qe prekin kete vend. Qe mbeshtet opozita dhe e kunderta. Ne kete pikepamje opozita eshte ne rolin e saj, madje dhe kulturalisht me lart se maxhoranca. Sepse vecanerisht ne kushtet e sotme kur kriza eshte shumanshme dhe shume me e madhe se sa duket ne siperfaqe, transparenca ndihmon per te dale me me pak dhembje prej saj. Dalja nga kriza nuk zgjidhet me retorika si deri me sot, por me vullnet politik per kompromis, ne vend te sofizmave qe po artikulohen.
Mungesen e transparences ne e shohim sot si nje filozofi te maxhorances tuaj, me kosto shume te larte per shqiptaret.
Konkretisht ajo verehet:
1. Ne mungesen e theksuar te transparences buxhetore per te perballuar sfidat e krizes ekonomike. Kjo situate nuk ka nevoje per koment, sepse sa here qe qeveria ka frike nga realiteti shmang informacionin. Te dhenat e treguesve buxhetore te 2009 pergenjeshtrojne sukseset qe na u serviren nga ju gjate te gjithe vitit. Ato reflektojne mosrespektimin flagrant te disiplines financiare, si rezultat i mosrealizimeve te ndjeshme, te treguesve te buxhetit.
Konkretisht kjo qeveri ka krijuar nje mungese te hyrash ne ekonomine tone per 2009, qe varion nga 206 deri ne 356 milion $, ne varesi te krahasimit perkundrejt asaj qe ajo vete programoi me buxhetin fillestar apo me ate te korrigjuar ne fund te vitit. Nderkohe, akoma qeveria nuk ka dhene asnje argument publik mbi shkaqet e ketij mosrealizimi buxhetor dhe kush eshte pergjegjes per te. Per ta bere me te kuptueshem kete mosrealizim te ardhurash, mjafton te themi se ajo eshte sa sasia e parave qe qeveria kerkon te marre hua (borxh) nepermjet eurobondit per te cilin shqiptaret do te duhen te paguhen interesat ne vitet qe vijne.
2. Ka mungese transparence dhe rritja ekonomike qe u glorifikua nga ju, por nuk rezultoi disa here me e ulet se parashikimi, ndersa ne tremujorin e fundit te vitit, renia e ekonomise eshte evidente. Nese qeveria pretendon te kunderten, ajo duhet te shpjegoje: pse nese ka rritje ekonomike nuk jane rritur te ardhurat ne buxhet apo perndryshe kjo vjen nga niveli larte i informalitetit dhe korrupsionin fiskal, per te cilin qeveria duhet te jap shpjegime mbi mungese reale reformash apo efekt negativ te masave te marra.
Pavaresisht propagandes tuaj per rritje ekonomike, tregues te tjere ekonomik pergenjeshtrojne demagogjine tuaj. Ne argumentojme se renia ekonomike vec renies se te ardhurave pasqyrohet ne renie te aktivitetit tregtar gjate 2009, qe eshte shfaqur ne uljen e importeve 2 % dhe eksporteve 9 %. Terheq vemendjen treguesi i eksporteve, qe megjithese ka nje tendence rritje ne tremujorin e fundit te vitit, ne nivelin 13%, nuk reflekton rritje te te ardhurave, renia e te cilave sipas analizave thellohet ne tremujorin e fundit vecanerisht kur ne muajin tetor dhe nentor te ardhurat buxhetore bien perkatesisht 1,7 dhe 4,7 miliard me pak kundrejt 2008. Qeveria do te duhej te shpjegonte me trasparence arsyet e ketij realiteti fiktiv, ne vend te mburrjeve se politikat e saj (cilat jane?) sollen rritje eksportesh. Mburrja per rritje eksportesh nuk ka asnje vlere nese te ardhurat nuk rriten dhe deficiti i llogarise korente (nga hyrja e valutes ) qe duhet te rezultoje nga ky fenomen nuk permiresohet, por perkundrazi perkeqesohet. Sipas te dhenave te BSH. C'eshte kjo rritje ekonomike qe nuk e ndjejne shqiptaret, te cilet perkundrazi duhet te perballojne cmimet e larta nga zhvleresimi lekut apo rritja e cmimit te energjise elektrike, qe nuk e ndjen biznesi renia e aktivitetit te te cilit reflektohet ne renien e te ardhurave nga TVSH apo akciza qe nuk realizohen.
3. Duke vazhduar transparencen buxhetore, rezulton se 2009 eshte karakterizuar nga nje rritje me e madhe e shpenzimeve, ku gjithe shtesa e tyre eshte realizuar ne periudhen parazgjedhore. (Konkretisht investimet ne 6 mujorin e pare u realizuan 166 %, ne te dytin 76 % dhe ne tremujorin e fundit 56 %, kundrejt 2008 qe krijoi si asnjehere, deficit qe ne tremujorin e pare te vitit qe rriti si asnjehere ne 2009 koston e borxhit).
Me kete politike shpenzimesh, qeveria nga nje ane ka mashtruar publikun me shpenzime pa efektivitet, per shkak te kostos se larte e huamarrjes dhe nga ana tjeter shume prej tyre jane te dyshimte per sa i perket cilesise se tyre qe nga nxitimi elektoral kane mbetur te pa perfunduara per shkak te mosfinancimit. Ndonje shembull nga Mallakstra, ilustron sa me siper, rruga k.qender lapulec=lofkend qender, qe filloj para fushates me afat tetorin2009, ka ngelur sic qe, as cakull nuk eshte hedhur, rruga qe do behej ne Fratar me ndricim jo vetem nuk ndricoi sic filloi para zgjedhjeve, por nuk e pa as asfaltin sic u premtua. Komunen Gracan fshati Riban, nje muaj pa uje se tubacionet jane care dhe me gjithe premtimet s'ka fonde pas fushate per kete. Ne komunen Greshice rruga nacionale deri ne Povel eshte e bllokuar nga rreshqitjet dhe kabina elektrike eshte demtuar duke lene pa drita nje pjese te banoreve te saj. Po te kthehemi ne Ballsh punetoret kerkojne nga qeveria qe sipas ligjit gjobis pronaret kur nuk sigurojne punetoret, te ktheje syte nga pune e uzines edhe kur ata paguhen me vonese me kercenimin per falimentimit te kompanise qe privatizoi uzinen. Do uroja te pergenjeshtrohej ky lajm perndryshe qeveria duhej te jap pergjigje sa i suksesshem qe ky privatizim pervec perdorimit te parave te privatizimit qe u perdoren per fushate. Pa folur per pagesat per mbjelljen e ullinjve qe premtoi ne fushate si pjese e politikes stimuluese qe funksion ne menyre selektive dhe me nje skeme teresisht korruptive ne ate zone per te cilen ftoj Ministrin e Bujqesise qe pa humbur kohe te verifikoj ne vend e te me pergenjeshtroje ne keto qe po prezantoj sot Pa folur per dy komunat qe drejtohen nga socialistet, qe jane penalizuar, nga pushteti qendror ne dallim nga ato qe drejtohen nga PD, konkretisht Aranitasi qe nga 2005 nuk ka bere asnje investim, kurse ndihma ekonomike sa per shembull ne dy komunat socialiste fondi i ndihmes ekonomike 3 here me te ulet megjithese kane trefishin e popullsise me komunat e PD. Kjo ka rritur revolten e banoreve te varfer te ketyre zonave.
Te nderuar ministra te maxhorances, kundra jush jo vetem ne komunat socialiste, por edhe ne komunat e drejtuara nga ju ku ndihma ekonomike per njerezit ne nevoje ndahet sipas ngjyres politike dhe jo qellimit per te cilin funksionon.
4. Mungese transparence eshte te mos u thuash shqiptareve se me c'te ardhura do mbulohet rritja ekonomike dhe rritja e rrogave, kur rritja e te ardhurave mezi mbulon koston e borxhit per 2009 se kosto e borxhit. Me kete rast i konsiderojme premtimet per rritje pagash nga maxhoranca premtime per mireqenie fiktive qe shqiptaret e provuan ne 2009, ku rritja e pagave para fushate rezultoi si nje borxh qe atyre u dha qeveria per ta shlyer shume me shtrenjte me pas. Zhvleresimi i lekut me permasa galopante qe shoqeroi rritjen e cmimeve u perkthye nga populli si nje takse e fshehte qeverise per kete miresi qe ajo u beri ne fushate.
5. Kjo politike shpenzimesh pa u garantuar me rritje te ardhurash ka cuar ne rritje galopante te deficitit buxhetor. Megjithese u parashikua dhe u pretendua se do te ulej ne 49 miliard leke me fakt u realizua 79.9 miliard leke ose 7 % te PPB nga 5.54 % qe ishte vitin e kaluar.
Ne keto kushte dhe ne driten e mesimit qe dha kriza buxhetore ne vendin fqinj Greqine qe sidoqofte u krijua ne me shume se 10 vjet, merr rendesi te madhe diagnoza e qarte dhe pranimi i gjendjes reale nga qeveria ne vend te demagogjise.
Ne keto kushte i kujtojme kryeministrit qe eshte ne interes te tij hapjen e kutive te informacionit te vertete mbi ekonomine, me qellim qe ta njoh ai me se pari por dhe populli me kete rast ne i kerkojme MF pse nuk ka botuar te dhenat janar, shkurt mars mbi realizimin e treguesve buxhetore, ne konkretisht duam te dime.
1. Si jane realizuar te ardhurat buxhetore ne tremujorin e pare te 2010 me shqetesimin se ky vit do kete me shume probleme. Ne socialistet dikur ne qeverisje ne daten 14 te cdo muaji raportonim kete rezultat, po ju z. kryeminister c'date keni, sepse sot jemi 18 mars dhe asnje te dhene per buxhetin e tremujorit te pare?
2. Nderkaq mungojne te dhenat qe INSAT duhet te botoje sipas nje kalendari te aprovuar ne Parlament. (Komisioni i ekonomise).
Z. Kryeminister, INSTAT duhet te jete si cdo vend i zhvilluar syri dhe truri per monitorimin e ekonomise qe ju sot drejtoni, per fat te keq duke mos qene ne kete rol, ju siguroj se po ju fut ne qorrsokak.
Prandaj perseri kerkojme ne dobi tuaj dhe te vendit qe te kerkoni treguesit e papunesise per tremujorin e fundit 2009, kur bota e ndjek kete cdo muaj. Treguesi i tregtise me pakice per tremujorin e fundit per te njohur realisht ku eshte niveli i konsumit te qytetareve shqiptare sa dhe c'blejne? Pse nuk eshte botuar qe nga 2008 broshura Shqiperia ne shifra, qe duhej per 2009 te ish botuar ne maj? Pse nuk ka dale shifra zyrtare e PPB per 2008 qe duhej te dilte sipas programit ne nentor te 2009 dhe te konfirmonte arritjet tuaja zoti Kryeminister, tashme ligjerisht para popullit?
Por ajo qe eshte flagrante z. Kryeminister eshte se INSAT ju ka pergenjeshtruar edhe juve ne premtimet qe keni realizuar. P.sh. nese lexon Informacionin per Papunesine ne tremujorin e trete, kur flet per pagesen e papunesise i referohet nje legjislacion qe eshte ndryshuar tashme nga ju. Ne VKM me nr 632 ne 11 qershor 2009 sipas se ciles pagesen e papunesise e cuat 6340 leke, kurse INSTAT ka mbetur ne nivelin e saj 5980 leke, sipas vkm tjeter me nr 236, te 27 shkurt 2008. Megjithese ne themi se kjo rritje u be per fushate dhe diferenca 360 leke nuk mbuloi as zhvleresimin e lekut as rritjen e cmimit te energjise elektrike, perseri INSTAT nuk ju ndjek, duke vertetuar se me kthimin ne nje vegel tuaj servile, po ju demton dhe meriton qe te ndiqet penalisht jo vetem nga opozita qe eshte ne rolin e saj te monitorimit dhe kontrollit qeveritar, por ne radhe te pare nga ju per kete pasaktesi, paaftesi qe po ju shtyn ne se nuk kini as ju informacion, ne vendimmarrje te gabuara.
Prandaj ne perserisim se duhet transparence, hapje te te gjitha kutive dhe jo vetem atyre si Ruzhdia, sepse vetem keshtu merr rendesi marrja e masave te sakta per te dale nga kjo situate ku Shqiperia hyri nga papergjegjshmeria e maxhorances qe sot ka mundesine te reflektoj, duke mos shperfillur opoziten si deri me sot ne keto 5 vite te qeverisjes suaj. Kjo eshte ceshtja themelore e demokracise per te gjetur instrumentet se bashku ne interes te vendit, per te shmangur kete krize shumedimensionale, qe nuk pyet per beteje averbale, por kerkon veprime te drejta vizionare qe di te nxjerr mesime nga pesimet sa nuk eshte vone. Kete ne e kerkojme ne dinjitetin e opozites, por pse jo dhe tuaj kolege te maxhorances, ndryshe neser do jete vone per te. Qe mos te jete vone dhe me kosto per gjithe shqiptaret.