E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërron jetë në burg Gaqo Dumka, vrasësi i Liljana Arapit

Korçë- Ndërroi jetë sot në spitalin e burgut, pa arritur të mbarojë procesi në ngarkim të tij, 84-vjeçari Gaqo Dumka. Mësohet se Gumka ka ndërruar jetë  si pasojë e problemeve me zemren, nga të cilat vuante prej kohësh për shkak të moshës dhe temperaturave të ulëta.

Prej 15 ditësh Dumka ishte shtruar në spitalin e burgut pasi problemet me sistemin kardiak ishin përkeqësuar ndjeshëm kohët e fundit.

Sipas autoriteteve të burgut Dumka kishte refuzuar edhe ushqimin kohët e fundit, çka i ka detyruar autoritet e burgut ta transportojnë të moshuarin drejt Tiranës, për një kujdes të veçantë mjeksor.

Ndërkaq nuk dihet nëse familarët e tij do të tërheqin trupin e 84-vjeçarit, pasi ende nuk e kanë kërkuar diçka të tillë pranë autoriteteve të burgut.

Dumka masakroi për motive xhelozi bashkëjetuesen e tij Liliana Arapi, dhe më pas trupin e saj e hodhi në mbeturinat pranë banesës në Ravonik të Korçës. Trupi i Lilianës u gjet i masakruar rreth orës 23.00 të 12 gushtit. Fillimisht Dumka mohoi të kishte qënë ai autori por pas hetimit u detyrua të pranonte se ishte ai autori i krimit që u cilësua nga mediat si i denjë për skena Hollivudi.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Korçë- Shtyhet pretenca për Gaqo Dumkën, 85-vjeçari i sëmurë rëndë Korçë- Seanca gjyqësore ku do të lexohej pretenca e prokurorisë...
  2. Vrasja horror në Korçë, nis procesi për Gaqo Dumkën Korçë- Seanca gjyqësore ndaj 84-vjeçarit që masakroi gruan me të...
  3. Plagosja në Elbasan, ndërron jetë 23 vjeçarja Elbasan- Humb jetën në spitalin e Elbasanit vajza 23 vjeçare...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›