Obama: Republikanët të përqafojnë reformën në shëndetësi
Presidenti Obama u ka bërë thirrje përfaqësuesve republikan që të votojnë reformën e shëndetësisë. Obama u tha përfaqësuesve më të lartë republikanë që t'i bëjnë një thirrje ndërgjegjes për të mundësuar jetësimin e një reforme e cila do të ndihmojë të gjithë Amerikën.
Deklarata e presidentit të SHBA-së ka ardhur pas një takimi me përfaqësues të lartë të partisë republikane. Ky takim zgjati plot 7 orë e gjysëm. Gjatë këtij takimi të gjatë dypalësh është diskutuar për reformën e shëndetësisë dhe për rëndësinë e kësaj reforme për të dyja krahet politike në Amerikë.
"Kjo reformë nuk është thjeshtë një shqetësim për personat që nuk kanë siguracion shëndetësor, por ajo është një shqetësim edhe për personat me siguracion,"- është shprehur presidenti amerikan pas këtij takimi.
Gjithashtu Obama u shpreh se në takimin mes 40 kongresmenëve amerikanë u fol për qështjen e shumëdebatuar të reformës në shëndetësi si një problem i përbashkët.
Ky takim i cili u mbajt ditën e ejnte vjen pas disa muajsh diskutimesh dhe debatesh të ashpra në Kongresin Amerikan. Liderët e të dyja partive kryesorore amerikan, si ajo republikane dhe ajo demokrate, po negociojnë për të gjetur një zgjidhje për një reformë e cila ndan në dy llogore të ndryshme këto parti.