Fyle BE rol vital ne Shqiperi duhet dialog politik dhe hetim i paanshem

Komisioneri per zgjerimin Stefan Fyle
E marte 15 shkurt 2011 NOA- Ne keto momente Parlamenti Europian po diskuton situaten ne te cilen ndodhet Shqiperia qe pas demonstrates se 21 janarit.
Ne kete seance pritet te diskutohet gjeresisht lidhur me daljen nga situata ku eshte futur shteti shqiptar.
Ne fjalen e mbajtur para europarlamentareve Komisioneri per Zgjerimin e Bashkimit Europian Stefan Fyle tha se Parlamenti Europian ka nje rol vital per te luajtur lidhur me kete situate.
Me tej ai shtoi se ne Shqiperi duhet te garantohet dialogu politik ne menyre qe te sigurohet stabiliteti ne vend.
Fyle deklaroi gjithashtu se pikerisht per kete fakt ishin edhe vizitat ne Shqiperi te te derguarit te Bashkimit Europian Miroslav Lajcak i cili zhvilloi takime me politikane dhe krere te shtetit shqiptar.
Nder te tjera ai tha se ngjarjet e 21 janarit ishin tragjike dhe pikerisht per kete fakt duhet konsensus dhe dialog mes paleve.
Duhet vullnet politik midis paleve ndersa ngjarjet e 21 janarit duhet te hetohen pa ndihme nga politika dhe pa ndikim nga ana e saj u shpreh Fyle gjate fjales se tij.
Komisioneri per Zgjerimin Stefan Fyle theksoi gjithashtu se Shqiperia duhet te permbushe 12 pikat per statusin e kandidatit ne menyre qe te vazhdoje rrugen per ne Bashkimin Europian.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeRuci-Batelli 21 janari pasoje e vjedhjes se votave dhe korrupsionit qeveritar PS Basha pergjegjesi i vrasjeve sfshihet dot pas heqjes se vizave Berisha-Hammarberg Drejtesi e pavarur gjykim i plote per 21 janarinArvizu Para drejtesise organizatoret protestuesit pergjegjesit e vrasjeveRaporti per 21 janarin SHBA Qendrimi i policise i drejte Lidhje21 janar dialog politik diskuton hetime Parlamenti Europina shqiperi stabilitet Stefan Fyle