Rama ne Strasburg Do bej te qarta te vertetat qe ju fshihen Europarlamentareve

Strasburg 15 shkurt 2011 NOA- Kreu i opozites Edi Rama diten e sotme ka shkuar ne Strasburg per te kryer disa takime me nje pjese te europarlamentareve lidhur me situaten ne Shqiperi.
Nga Strasburgu ai u shpreh se Takimet e mia kane lidhje me nevojen per te bere te qarta disa te verteta qe dukshem u fshihen europarlamentareve te djathte nga propaganda e shfrenuar e regjimit te kusarise ne Tirane. Te verteten qe ne gjate gjithe pjeses se dyte te vitit te shkuar kemi luftuar as me shume e as me pak po per te vene ne jete rezoluten e ketij parlamenti te votuar jo vetem nga e majta por edhe nga e djathta europiane qe do te kishte zgjidhur krizen e rende te zgjedhjeve ne Shqiperi.
Me tej ai shtoi se Partia Socialiste eshte ne Parlament dhe do vazhdoje te qendroje atje.
Ne kurre nuk kemi folur dhe as kemi menduar te bojkotojme zgjedhjet lokale dhe se per ne bojkoti zgjedhjeve nuk ka qene dhe nuk eshte nje opsion. Nderkohe qe padyshim ne jemi ketu edhe per te nenvizuar te verteten se zgjedhjet lokale ne keto kushte nuk mund te behen dhe se duhen krijuar kushtet per ti bere zgjedhjet lokale duke krijuar nje kuader garancish te qarta per cdo qytetar dhe per cdo pale ne zgjedhje. Si edhe duke krijuar nje klime ku sigurisht pushteti nuk punon per pushtetin dhe ku policia nuk i vihet ne sherbim riciklimit edhe nje here tjeter te pushtetit deklaroi kreu i socialisteve.
Ne vijim te fjales se tij Rama theksoi se Kemi folur dhe vazhdojme te flasim gjate gjithe dites per pikepamjet tona dhe per qendrimet tona duke qene shume transparent te drejtperdrejte dhe te ndershem per te vertetat tona. Qe sot jane te vertetat e nje popullit te tere i cili ne nje shumice derrmuese nuk eshte me i gatshem ta toleroje regjimin e kusarise dhe do ta vazhdoje te demonstroje per ato liri dhe te drejta qe jane te panegociueshme sepse jane liri dhe te drejta mbi te cilat ngrihet gjithe kjo ngrehine e Europes se bashkuar Europes demokratike dhe moderne.
Qe nga demonstrata e 21 janarit e cila u shoqerua me 4 viktima nje numer i larte i perfaqesuesve nderkombetare dhe Europiane kane vizituar Shqiperine duke i dhene mesazhe te vazhdueshme per dialog dhe normalizim te situates politikes shqiptare.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeRama Prokuroria ka vullnet per te bere drejtesiHaxhinasto ne Elbasan Elektorati do ndeshkoje kundershtaretBE-SHBA Denojme dhunen ne ParlamentMeta ne Durres Filozofine e dhunes PS e transferoi ne ParlamentRama Para zgjedhjeve Berisha po vjedh 1280 pasuri kombetare Lidhjeedi rama europarlamentar krizen parlament Strasburg takime te verteta zgjedhjet lokale