E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Strasburg. Mbledhja e PE-se Fyle fton palet per dialog

Stefan Fule Komisioner per Zgjerimin ne Bashkimin Europian u ka bere thirrje edhe njehere partive politike ne Shqiperi te dialogojne duke iu permbajtur kritereve te Kopenhagenit. Gjate fjales se tij ne mbledhjen e Parlamentit Europian pak minuta me pare Fyle u shpreh se Shqiperia duhet te zbatoje kriteret e Kopenhagenit. Komisioneri per zgjerimin ngjarjet e 21 janarit i quajti tragjike. Ai theksoi perpjekjet e BE-se per te zgjidhur krizen duke iu referuar ardhjes dy here ne Shqiperi dhe takimit me kreret me te larte te shtetit te derguarit Miroslav Lajcak.

Nderkohe kreu i Partise Socialiste Edi Rama ka mberritur sot ne Strasburg ku do te kete disa takime me zyrtare te BE-se.



Takimet e mia kane lidhje me nevojen per te bere te qarta disa te verteta qe dukshem u fshihen europarlamentareve te djathte nga propaganda e shfrenuar e regjimit te kusarise ne Tirane. Te verteten qe ne gjate gjithe pjeses se dyte te vitit te shkuar kemi luftuar as me shume e as me pak po per te vene ne jete rezoluten e ketij parlamenti te votuar jo vetem nga e majta por edhe nga e djathta europiane qe do te kishte zgjidhur krizen e rende te zgjedhjeve ne Shqiperi. Te verteten qe ne jemi ne parlament dhe qe do vazhdojme te jemi aty duke u ballafaquar me regjimin ne hapesiren e parlamentit. Te verteten qe ne kurre nuk kemi folur dhe as kemi menduar te bojkotojme zgjedhjet lokale dhe se per ne bojkoti zgjedhjeve nuk ka qene dhe nuk eshte nje opsion. Nderkohe qe padyshim ne jemi ketu edhe per te nenvizuar te verteten se zgjedhjet lokale ne keto kushte nuk mund te behen dhe se duhen krijuar kushtet per ti bere zgjedhjet lokale duke krijuar nje kuader garancish te qarta per cdo qytetar dhe per cdo pale ne zgjedhje. Si edhe duke krijuar nje klime ku sigurisht pushteti nuk punon per pushtetin dhe ku policia nuk i vihet ne sherbim riciklimit edhe nje here tjeter te pushtetit - u shpreh Rama



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›