E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Me hiqni imunitetin

Dritan Prifti i akuzuar për korrupsion pasiv pas ekzistencës së një video të dytë mes tij dhe ish-ministrit të ekonomisë Leonard Beqiraj, ka sqaruar se ekzistenca e saj nuk dëshmon korrupsion nga ana e tij por është bere për të dëshmuar presionet e Ilir Metës të dokumentuara sipas tij në videon e parë. Ndërsa ka dëshmuar përpara Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, ish-ministri i ekonomisë ka pohuar se videon e ka regjistruar vete dhe se po vete ai ka vene ne dijeni prokurorinë për ekzistencën e kësaj video, duke theksuar se e gjitha është për te shtuar provat ndaj Ilir Metës për korrupsion. Ndërsa organi i akuzës i ka kërkuar kuvendit të heqë imunitetin për të, Prifti ka shtuar se është i gatshëm ta lërë për tu hetuar. Deputeti Prifti në dëshminë e tij ka shtuar se e sulmojnë paratë e pista dhe se ne orën regjistruese ka video të tjera. Për të kjo video nuk përben vepër penale por është vetëm një prove për të dëshmuar korrupsionin ndaj Metës. Prokuroria e Përgjithshme e akuzon Dritan Priftin për korrupsion pasiv kur ai shfaqet i filmuar ne një video, me ish ministrin e ekonomisë Leonard Beqiraj. Pas videos qe eksperti amerikan rekuperoi nga lap topi i Priftit , prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit edhe për te.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›