Fyle: Bisedimet kyce për anëtarësimin e Serbisë në BE
VJENË- Komisioneri Europian për Zgjerimin, Stefan Fyle ka deklaruar mbrëmë në Vjenë se pret që dialogu i Beogradit dhe Prishtinës në korrik do të japë rezultate konkrete, duke nënvizuar se nuk e sheh anëtarësimin e Serbisë në BE pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Gjatë një ligjërate në temën “Ballkani, çfarë tani? Perspektivat Evropiane” në përfaqësinë e Komisionit Evropian në Vjenë, Fyle rikujtoi se deri më tani janë zhvilluar katër raunde bisedimesh gjë që është e rëndësishme, sepse askush nuk ka besuar se kjo është e mundur.
“Shpresoj që në korrik do të shohim rezultate konkrete, rezultate pragmatike të cilat do të përmirësojnë jetën e qytetarëve, posaçërisht të atyre në veri të Kosovës”,- ka thënë Fule.
“Procesi i zgjerimit ka faza të ndryshme. Në kohën kur të gjitha vendet anëtare të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, vështirë të flasim për kushtet e qarta të BE-së. Në këtë fazë, të 2011, para se Komisioni Evropian në tetor të japë mendimin e vet, anëtaret kanë thënë se politikisht është e qartë, para se të përkrahin rekomandimin e Komisionit, se dëshirojnë të shohin rezultate të dialogut të Beogradit dhe Prishtinës”,- ka sqaruar Fule, duke u përgjigjur në pyetjen nëse njohja e Kosovës është kusht për Serbinë për anëtarësim në BE.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)