Gordon: Jo ndarjes, por ndryshim të status quo-së në veri
PRISHTINE- “Ndarja do të kishte pasoja që do të ishin negative për tërë rajonin. Kufijtë aktual të shteteve në rajon duhet të respektohen - nuk duhet të ndryshojnë” - ka thënë ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë e Azinë, Filip Gordon.
Në një takim me gazetarët dje në Prishtinë diplomati i lartë amerikan theksoi domosdoshmërinë që Beogradi zyrtar ta ndryshojë qasjen ndaj veriut të Kosovës, nëse Serbia synon ta jetësojë planin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë e Azinë e quajti të papranueshëm status quo-në në veri. Gordon tha se duhet të bëhen ndryshime në gjendjen aktuale në atë pjesë të vendit dhe se duhet të ndryshojë roli politik e financiar i Beogradit në veri.
“Mendoj se qëndrimi ynë ka qenë i qartë dhe ai i shteteve kryesore anëtare të Bashkimit Evropian është i qartë se, po qe se Serbia dëshiron të ecë në këtë rrugë - gjë që thotë së dëshiron ta bëjë, ajo duhet të fillojë ta pranojë dhe të nisë zgjidhjen e kësaj situate me Kosovën sa i përket veriut. Kjo është mënyra e vetme për të ecur përpara” citon europa e lirë.
Ai ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, ndërsa u shpreh kundër zbatimit të ideve që flasin për ndarjen e Kosovës apo bashkimin me Shqipërinë.
Gordon tha se ndarja e veriut mund të prodhonte pasoja negative në tërë rajonin, prandaj sipas tij, duhet të respektohen kufijtë aktualë në Ballkan.
“Kufijtë aktualë të shteteve në rajon duhet të respektohen, nuk duhet të ndryshojnë. Kjo vlen, qoftë për shqiptarët, qoftë për serbët”, tha Gordon, dje në Prishtinë, një ditë pas vizitës në kryeqytetin serb.
(s.g/balkanWeb)