Fule i kënaqur me heqjen e barrikadave, BE vendos të premten për Serbinë
Pavarësisht se pas deklaratave të vendeve më të pushtetshme të BE-së kundër anëtarësimit të Serbisë, Bashkimi Evropian të premten do të marr një vendim zyrtar.
Mediat ndërkombëtare duke ju referuar burimeve diplomatike në Bruksel bëjnë të ditur se Serbia mund të përfitojë një status sprovues, për të vlerësuar më pas se nëse ky vend plotëson statusin e plotë. Dje në mbledhjen e Këshilli të ministrave të BE-së nuk është përmendur në asnjë moment dhënia ose jo e statusit për Serbinë si vend kandidat në BE.
Komisioneri për zgjerim të BE-së, Stefan Fule theksoi se ministrat e KE-së kanë mirëpritur heqjen e barrikadave në pjesën veriore të Kosovës.
Ai nuk ka dhënë sinjal të qartë lidhur me konkluzionet e arritura, megjithatë ka përshëndetur dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe arritjen e marrëveshjes, të ndërmjetësuar nga BE.