E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjika i jep fund krizës politike

 Mbreti i Belgjikës, Alberto II, ka emëruar kryeministrin e ri, socialistin Elio Di Rupo.

Emërimi i Di Rupos në krye të qeverisë së belge i i jep fund krizës politike më të gjatë në historinë e mbretërisë belge, një vit e gjysmë pas zgjedhjeve.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Pallati mbretëror në një njoftim për shtyp.

Sot 6 partitë që formojnë koalicionin kanë arritur në një marrëveshje në lidhje me ndarjen e posteve 13 poste ministrore dhe 6 sekretarë të qeverisë së re.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›