Afganistan, 34 viktima në sulme kamikaze
Të paktën 30 persona kanë vdekur në një sulm vetëvrasës mëngjesin e sotëm në Kabul. Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të një vendi të shenjtë shiit në kryeqytetin afgan, ku ishin mbledhur shumë besimtarë me rastin e Ashures, festa më e madhe e këtij besimi.
Ndërkohë, një tjetër shpërthim ka ndodhur disa orë më pas në afërsi të një xhamie në Mazar Sharif, qyteti i katërt për nga madhësia në Afganistan. 4 persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur.