E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: Integrimii Serbisë në BEvaret nga reformat

BRUKSEL-Komisioneri evropian për zgjerimi e BE, Stefan Fyle deklaroi sot në një konferencë për shtyp nga Brukseli se Serbia e mbajti premtimin që kishte dhënë për të kapur të shumëkërkuarit për krime lufte. Por, Fyle theksoi se integrimi i Serbisë në BE varet nga reformat.

“Lidershipi serb kishte premtuar se do e kapte Mlladic. Ata premtuan dhe e mbajten premtimin, Serbia permbushi nje obligim të madh ndërkombëtar, tashmë puna duhet të intensifikohet për reformat që i janë caktuar, duhet të punojë për to”, tha Fyle duke gjetur rastin sot të përshëndesë dhe familjarët e viktimave të vrarë në Serbrenicë nga trupat serbe.
"Një pengesë e madhe në rrugën drejt Bashkimit Evropian u hoq", theksoi Fyle në konferencën per shtyp.
Ai përgëzoi presidentin serb Boris Tadiç jo vetëm për këtë arrestim, por edhe për rolin e tij të rëndësishëm në pajtimin dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor".

I pyetur se nëse Serbisë tashmë iu hap rruga për anëtarësim në BE, Fyle theksoi se nuk është detyrë e tij të komentojë në këto caste këtë aspekt, por kujtoi se shteti serb ka përpara shumë punë dhe obligime për të përmbushur.
“Ne kemi dërguar mijëra pyetje në kornizën ligjore, kemi cuar shumë kohë më parë disa pyetje shtesë, kemi diskutuar me autoritete dhe analizuar këto pyetje ku autoritetet serbe i dinë shumë mirë fushat ku duhen përmbushur këto kritere, administrate publike, miratimi i legjislacionit sipas BE. Gjithashtu raporti i vitit të kaluar, ka nxjerrë 10 fusha konkrete se ku duhen përmbushur kritere nga Serbia në mënyrë që raporti për këtë vit të jetë i plotë”, theksoi Fyle në diskutimin me gazetë gjatë konferencës për shtyp.

Komisioneri për Zgjerim i BE tha se inkurajon Serbinë dhe për kapjen e të kërkuarve të tjerë për krime lufte.

Beogradi e ka paraqitur kandidaturën për në BE në fund të vitit 2009 dhe shpreson të marrë statusin e kandidatitë për në bllokun evropian deri në dhjetor.

Stefan Fyle, i ngarkuar me vlerësimin e kandidatures së Serbisë, pritet të paraqesë raportin e tij në tetor. Në këtë mënyrë, ai pritet të rekomandojë t'i jepet asaj statusi i vendit kandidat, një vendim që do të marrë më tej miratimin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të bllokut evropian, ka të ngjarë në dhjetor.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›