E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, 'spiun' të shërbimeve sekrete në listat e deputetëve

SHKUP- Mbi 10 kandidatë për deputet në listat e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 5 qershorit rezultojnë të dalin si ish-bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete.

Mediat vendase bëjnë me dije se Komisioni për Lustrim ka pohuar faktin se kandidatë të dyshuar si ish- bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete janë nga disa parti politike dhe se pritet verifikimi i tyre, pasi dosjet e tyre janë në shqyrtim.

Komisioni nuk ka dhënë asnjë hollësi se për cilët kandidatë dhe nga cilët parti vijnë ata, mirëpo, mediat maqedonase bëjnë publike faktin se nga kandidatët për deputet janë edhe disa nga partitë politike shqiptare.

Komisioni për Lustrim deri në ditën e zgjedhjeve do të vlerësojë se cili nga kandidatët ka qenë bashkëpunëtor dhe nuk mund të jetë në listat e deputetëve, ndërsa nuk lejohet korrektimi i listave.
(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›