E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, FMN mund të refuzojë akordimin e ndihmave

LUKSEMBURG- Greqia rrezikon të mos jetë në gjendje të marrë në fund të qershorit të gjithë shumën e ndihmave që i janë premtuar në parim për shkak të një bllokimi të Fondit Monetar Ndërkombëtar, theksoi sot kryetari i radhës i grupit të ministrave të Financave të zonës euro, Jean-Claude Juncker.

"Ka rregulla specifike në FMN dhe një nga këto rregulla është që FMN-ja mund të veprojnë për zhbllokimin e një transhi ndihme vetëm kur ka një garanci për shlyerje brenda 12 muajve në vijim nga vendi në fjalë", deklaroi Juncker gjatë një konference në Luksemburg.

Thënë ndryshe, është e domosdoshme që shteti të konsiderohet si i aftë të rimbursojë për vitin e ardhshëm.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›